Të paktën 27 të vdekur pas përmbytjes së anijes turistike në Vietnam

Të paktën 27 të vdekur pas përmbytjes së anijes turistike në Vietnam

Të paktën 27 persona kanë vdekur pasi një anije turistike u përmbys në Vietnam.

Anija Wonder Sea thuhet se mbante 53 persona, përfshirë pesë anëtarë të ekuipazhit, kur u përmbys për shkak të erërave të forta në Gjirin Ha Long.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 11 të mbijetuar dhe kanë nxjerrë 27 trupa, tetë prej tyre fëmijë, shkruan skynews, transmton Periskopi.

Gazeta e Ushtrisë Popullore, e cila citoi rojet kufitare lokale, tha se autoritetet nuk kanë konfirmuar ende detaje rreth turistëve, përfshirë kombësitë e tyre, ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdon.

Shumica e pasagjerëve ishin turistë, përfshirë rreth 20 fëmijë, nga kryeqyteti i vendit, Hanoi, sipas gazetës.

Incidenti vjen menjëherë pas mbërritjes së stuhisë Wipha në Detin e Kinës Jugore, e cila solli erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe vetëtima në zonë.

Sipas Aeroportit Noi Bai, ndërprerjet e lidhura me stuhinë kanë pasur gjithashtu një ndikim në udhëtimet ajrore./Periskopi/

Shpërndaje në: