Më shumë se një orë pritje, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare

Më shumë se një orë pritje, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare

Më shumë se një orë pritje për të hyrë nga Dheu i Bardhë për në Kosovë po bëjnë frekuentuesit e kësaj pike kufitare.

Qendra për Menaxhim Kufitar në bazë të përditësimit të orës 19:12, bën të ditur se pika më e ngarkuar është ajo e Dheut të Bardhë.

Ndërkaq në Muçibabë ka pritje deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë.

Gjendja në pikat e tjera kufitare është e qetë. /Periskopi

Shpërndaje në: