Kremlini nuk e përjashton mundësinë e takimit Putin-Trump në Kinë
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur se Rusia është në favor të një raundi të tretë bisedimesh.
Ai gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump, në muajin shtator, raporton Sky News, transmeton Klankosova, përcjell Periskopi.
Peskov konfirmoi se Putin do të vizitojë Kinën për të shënuar 80-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, por tha se nuk kanë njohuri nëse Trump planifikon të marrë pjesë.



