Osmani: Shpresuam që deputetët arrijnë konsensus, Kushtetuesja të nxjerr interpretim edhe për votimin e fshehtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se pas aktgjykimit të gjithë deputetët do të ndërmarrin çdo veprim për t’u arritur konsensusi.
“Ne vërtetë kemi pasur shpresa që pas aktgjykimit, të gjithë deputetët do të ndërmarrin çdo veprim, për t’u arritur konsensusi. Nga ajo që jemi të njoftuar, nuk ka ndonjë marrëveshje politike, nuk ka ndonjë rezultat që shpie deri te konstituimi i Kuvendit”, ka thënë Osmani.
Ajo ka folur edhe për votimin e fshehtë i cili është duke u kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne nuk e kemi trajtuar këtë çështje për shkak se është trajtuar në dy kërkesa të reja që janë për momentin para Gjykatës Kushtetuese, e dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk kemi menduar që është e nevojshme ta trefishojmë kërkesën e njëjtë. Dhe shpresojmë shumë që edhe për këtë çështje të ketë përgjigje”, tha ajo./Periskopi/



