Smakiqi: Shpresojmë që lidhja shoqërore e Osmanit me kryetarin e Kushtetueses të mos ndikoj në kërkesën absurde në dëm të interesit politik
Avokati, Xhevdet Smakiqi ka reaguar pasi presidentja, Vjosa Osmani tha se ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kompetencave nga moskonstituimin e Kuvendit, raporton Periskopi.
“Kërkesa e Presidentes Osmani drejtuar sot Gjykates Kushtetuese kryekputë në favorë te ngërçit politik dhe arkitektit te saj”, ka shkruar ai.
“Te shpresojmë qe lidhjet shoqërore e te studimeve te Kryetarit aktual te Gjyaktes Kushtetuese Ztr.Nexhmi Rexhepi me Vjosa Osmanin edhe ne LDK edhe ne fakultet te mos ndikojnë qe kërkesat absurde te Presidentes Osmani te aprovohen ne dëm te interesit publik”, ka shkruar Smakiqi.
Postimi i plotë:
Kërkesa e Presidentes Osmani drejtuar sot Gjykates Kushtetuese kryekputë në favorë te ngërçit politik dhe arkitektit te saj.
Edhe me e pa logjikshme e deri në instruemtalizim te nje partie politike eshte veçanrishtë kërkesa per masen e përkohëshme për pezullimin e afatit 30 ditorë te percaktuar tashme nga Aktgjykimi i Gjymates Kushtetuese.
Te shpresojmë qe lidhjet shoqërore e te studimeve te Kryetarit aktual te Gjyaktes Kushtetuese Ztr.Nexhmi Rexhepi me Vjosa Osmanin edhe ne LDK edhe ne fakultet te mos ndikojnë qe kërkesat absurde te Presidentes Osmani te aprovohen ne dëm te interesit publik.
Edhe studentët e vitit te parë te drejtësisë e dinë qe pas afatit 30 ditor qe tashmë është i konsumuar ne 26 dite te tij palet dhe organet shtetërore i humbin te drejtat dhe autorizimet
Deputetet aktual pas afatit 30 ditor e humbin mandatin e tyre, KQZ-ja detyrohet ti De-çertifikoj te gjithë dhe Presidentja ti thrrasë menjëherë partite politike dhe ti shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Gjykata Kushtetuese e Kosoves deri me tash e ka ruajur integritetin e saj profesional dhe nuk guxon te shëndrrohet ne Zyren Ligjore te asnje partie e as te Presidentes.



