Osmani reagon pas kritikave për masën e parakohshme për 30 ditëshin që e çoi në Kushtetuese

Osmani reagon pas kritikave për masën e parakohshme për 30 ditëshin që e çoi në Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanit ka reaguar pas kritikave për masën e parakohshme për 30 ditëshin që e çoi në Kushtetuese, raporton Periskopi.

Osmani pas konferencës për media ka shkruar në Facebook, se kërkesa e dorëzuar në Kushtetuese ”ka për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit nga pasojat e pariparueshme”.

Postimi i plotë:

Kërkesa e dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit nga pasojat e pariparueshme.

Në këtë moment vendimtar për demokracinë dhe stabilitetin e Republikës sonë, i bëj sërish thirrje të gjitha subjekteve politike që t’u japin qytetarëve atë që u takon me Kushtetutë: një Kuvend funksional dhe institucione që punojnë në interes të tyre.

Kjo kërkesë para Gjykatës nuk është një zgjedhje politike, por një obligim kushtetues dhe moral ndaj popullit të Republikës së Kosovës, i cili ka votuar për të pasur institucione funksionale.

Interesi i vendit dhe Kushtetuta duhet të qëndrojnë mbi çdo llogari politike.

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese kritikon kërkesën e Presidentes Osmani: Vendimi për masë të përkohshme është absurd

Maliqi: Osmani në panik lyp pezullim afati me ja zgjatë Kurtit bllokadën dhe vetës gjasat për mandat të dytë

Smakiqi: Shpresojmë që lidhja shoqërore e Osmanit me kryetarin e Kushtetueses të mos ndikoj në kërkesën absurde në dëm të interesit politik

Shpërndaje në: