“Shkel e shko”: Nis seanca e 51-të

“Shkel e shko”: Nis seanca e 51-të

Ka nisur seanca e 51-të për konstituim të Kuvendit.

Të hënën ishte tentimi i 50-të, dhe si herët tjera, nuk kishte asnjë rezultat.

104 deputetë kanë qenë në sallë dhe vetëm 53 deputetë morën pjesë në votimin për formimin e Komisionit për votim të fshehtë.

Kryesuesi Avni Dehari ka kërkuar nga partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë që të propozojnë emra për kandidatë për komisionin për zhvillimin e procesit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh./Periskopi/

Shpërndaje në: