Abdixhiku ia përplas të vërtetën RTK-së: E keni mbështetur VV’në shumë, tash nuk po ua ndajnë paratë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar situatën në RTK e cila po përballet me mungesë të buxhetit.
Ai ka thënë se RTK-ja e ka mbështetur VV-në, dhe kanë duruar shumë kapje, përcjell Periskopi.
“Mendoj një parti që e keni mbështetur shumë ju si televizion, e keni duruar aq shumë kapje brenda institucionit, prap padrejtësisht iu bënë këtë veprim, do të doja nga gazetarët mendimlirë të kishte zë edhe atëherë kur militantët vinin në krye të drejtorateve. Herave të tjera kur iu vjen kapja, rezistoni, keni pasur gazetarë që i kanë bërë ballë regjimeve, jeni më të guximshëm”, tha ai.
Abidxhiku për Kurtin: Meqë s’po don me formu shumicën, t’i merret e drejta



