Arrestohen dy burra në Vushtrri, dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në një shtëpi para disa muajve
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona Vushtrri që dyshohen për një vjedhje të rëndë në një shtëpi në këtë qytet.
Personat e arrestuar janë një 42-vjeçar me inicialet M.M dhe një 44-vjeçar me inicialetg E.Xh.
Vjedhja dyshohet se është kryer para disa muajve.
“Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim./Periskopi/



