Pretendoi se Zonja e Parë e Francës ka lindur mashkull, Macron padit influenceren
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte ngritën një padi për shpifje në SHBA të mërkurën kundër influenceres dhe podkasteres Candace Owens, e cila kishte pretenduar se zonja e parë e Francës është mashkull.
Familja Macron tha në një padi të ngritur në Gjykatën e Lartë të Delaware se Owens ka zhvilluar një “fushatë poshtërimi global” të mbushur me gënjeshtra për të promovuar podcast-in e saj dhe për të fituar më shumë fansa, shkruan Reuters, transmeton Periskopi.
Padia e së mërkurës është një rast i rrallë i një udhëheqësi botëror që ngre padi për shpifje./Periskopi/



