Pacolli reagon pas raportimeve se burri i saj përfitoi mijëra euro nga shteti: Kanë hasur në një gur të fortë: as një grimcë nuk ma heqin

Pacolli reagon pas raportimeve se burri i saj përfitoi mijëra euro nga shteti: Kanë hasur në një gur të fortë: as një grimcë nuk ma heqin

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pasi u raportua se bashkëshorti i saj, Ilir Dalipi ka përfituar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit hiç më pak se 52 mijë euro, raporton Periskopi.

Pacolli në një reagim në Facebook, ka paralajmëruar padi pasi konsideron se është shpifje.

“Dita e re, shpifje të reja! Paska me më shku e diela duke shkruar padi. E diela e padive.  Ju që shpifët dje, tashmë veçse jeni futur në listë. E ju që do shpifni sot e njëjta ju pret.

Para disa ditësh, një raport i pavarur i shoqërisë civile më shpalli si gruan më të sulmuar. Dhe po, është e vërtetë më kanë sulmuar më së shumti. Por këta shpifës kanë hasur në një gur të fortë: as një grimcë nuk ma heqin, e lëre më të më thyejnë”, ka shkruar ajo.

Bashkëshorti i deputetes së VV-së, Ilir Dalipi ka përfituar përmes një organizatës joqeveritare  mori dhjetëra mijëra euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e cila udhëhiqet nga Hajrullah Ceku.

‘Defy Them Community”, quhet organizata ku bashkëthemelues është Ilir Dalipi i cili në vitin 2022 kishte përfituar 32.460 euro.

Sic raporton ‘Vox’, kjo organizatë nuk  kishte dorëzuar as raport e as llogaridhënie si dhe kishte avans të pa mbyllu në vlerë të 35 mijë euro./Periskopi/

Pas vëllait e dajës, edhe burri i Fitore Pacollit i kapi 52 mijë euro nga shteti

 

Shpërndaje në: