12 të vdekur në Tajlandë, thotë ministri i Shëndetësisë
11 civilë tajlandezë dhe një ushtar janë vrarë në përleshjet midis Tajlandës dhe Kamboxhias ka thënë ministri i Shëndetësisë, Somsak Thepsuthin.
Ai ka treguar se 24 civilë dhe shtatë ushtarakë u plagosën, raporton Reuters, transmeton Periskopi.
Një fëmijë ishte përfshirë midis civilëve të vrarë. Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për viktima në Kamboxhia.
Ushtria tajlandeze ka njoftuar se shteti është i gatshëm të mbroj vendin dhe popullin e saj.
“Ushtria tajlandeze dënon Kamboxhian për përdorimin e armëve për të sulmuar civilët në Tajlandë. Tajlanda është e gatshme të mbrojë sovranitetin dhe popullin tonë nga veprimet ç’njerëzore”./Periskopi/



