AAK zyrtarizon kandidaturën e Bashkim Budakovës në Lipjan, dy ditë pasi Tasholli u tërhoq nga gara

AAK zyrtarizon kandidaturën e Bashkim Budakovës në Lipjan, dy ditë pasi Tasholli u tërhoq nga gara

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dega e Aleancës në Lipjan ka nominuar Bashkim Budakovën si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, shkruan Periskopi.

Haradinaj th se Budakova është një person me vizion të qartë për zhvillimin e Lipjanit.

“Aleanca ka nominuar z. Bashkim Budakova si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, një profesionist me përvojë të gjatë në arsim dhe përfaqësues i dëshmuar i qytetarëve në Kuvendin Komunal. Bashkimi njihet si njeri me integritet të lartë, i afërt me komunitetin dhe i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik. Ai përfaqëson modelin e udhëheqësit të përkushtuar, me vizion të qartë për zhvillimin e Lipjanit dhe me gatishmëri për të ndërtuar një qeverisje të ndershme dhe përgjegjëse…”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se zyrtarizimi i kandidaturës së Bashkim Budakovës erdhi dy ditë pasi Ilir Tasholli u tërhoq nga gara për kryetar të Lipjanit.

Ndryshe edhe në Komunën e Shtimes, kandidati i Aleancës do të jetë Ramë Bislimi, i përshkruar nga Haradinaj si një figurë e respektuar nga qytetarët, i njohur për maturi, ndershmëri dhe lidership të natyrshëm.

Me këto dy kandidatura, Aleanca përmbyll nominimet në komuna.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: