Hashim Thaçi: Ndërkombëtarët lejuan që dialogu Kosovë-Serbi të shndërrohet në kauza elektorale

Hashim Thaçi: Ndërkombëtarët lejuan që dialogu Kosovë-Serbi të shndërrohet në kauza elektorale

Ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi foli për aktualitetin e vendit, raporton Periskopi.

Ai tha se bota në këto tre vite ka ndryshuar.

Thaci tha se ndërkombëtarët lejuan që dialogu Kosovë-Serbi, lejuan që të shndërrohet në kauza elektorale.

“Marrëveshja finale Kosovë-Serbi është e domosdoshme. Ndërkombëtarët do duhej të ndreqnin gabimet që ndodhën në këtë proces gjatë viteve të fundit. Ata, me ose pavetëdije, dialogun mes Kosovës e Serbisë lejuan që të shndërrohet në kauza elektorale në vendet përkatëse, kjo jo që nuk solli përmirësim mes këtyre dy shteteve dhe popujve, por futi përçarje edhe në politikën dhe brenda shoqërive të të dy vendeve. Ky proces mund të ketë sukses veç kur do të ketë agjendë dhe merr kuptim të qartë perëndimor”, u shpreh Thaçi në Rubikon me Adriatik Kelmendin.

Shpërndaje në: