Mefi kërcënon ish-opozitën: T’u merret mandati të gjithë deputetëve që nuk votojnë
Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook, ka “kërcënuar” ish partitë opozitare, duke thënë se duhet t’u merret mandati atyre të cilët nuk po votojnë në Kuvend (komisionin e fshehtë të propozuar nga VV’ja), transmeton Periskopi.
“Mjaft më me sabotime e bllokime – koha është për përgjegjësi!”, ka shkruar ndër të tjera Mefi i VV’së.
Postimi i plotë:
T’u merret mandati të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nuk votojnë.
Deputeti që nuk voton, nuk përfaqëson.
Nuk është aty për selfie, por për të marrë vendime në emër të qytetarëve!
Mjaft më me sabotime e bllokime – koha është për përgjegjësi!



