Zjarret në Delvinë përhapen me shpejtësi, vijon ndërhyrja edhe nga ajri

Zjarret në Delvinë përhapen me shpejtësi, vijon ndërhyrja edhe nga ajri

Zjarret në zonën e Delvinës po përhapen me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi dhe duke rrezikuar drejtpërdrejt banesa dhe jetën e banorëve.

Situata paraqitet tepër e vështirë dhe e rrezikshme. Forcat zjarrfikëse janë të angazhuara në vijën e parë të frontit, ndërkohë që ndërhyrja ajrore po vazhdon në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve, raporton abcnews.al, transmeton Periskopi.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar evakuimin e banorëve nga tre fshatra të prekur nga zjarri, për shkak të afërsisë me vatrat aktive dhe rrezikut në rritje për jetën dhe pronën e tyre./Periskopi

Shpërndaje në: