Ish-deputeti i VV’së: Pa Hashim Thaçin lufta e UÇK’së dhe Kosova e pasluftës do të ishte më e mirë

Ish-deputeti i VV’së: Pa Hashim Thaçin lufta e UÇK’së  dhe Kosova e pasluftës do të ishte më e mirë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar ashpër ish-presidentin Hashim Thaçin dhe rolin e tij në periudhën e pasluftës në Kosovë.

Haliti, në një postim të gjatë, ka ironizuar me akuzat e fundit të përcaktuara ndaj Ministrisë së Drejtësisë, duke i quajtur “shpifje”.

Haliti madje ka shkruar në këtë status se UÇK-ja dhe Kosova do të ishte më më e mirë pa Hashim Thaçin.

“UÇK dhe lufta e saj do të ishte më mirë pa Hashimin. Kosova e pasluftës do të ishte më mirë pa Hashimin. Pavarësia e Kosovës do të ishte më e plotë pa Hashimin. Ndërtimi, konsolidimi i shtetit do të ishte më i fortë pa Hashimin.Shtrirja e sovranitetit dhe luftimi i krimit e korrupsionit do të ishte më mirë pa Hashimin. Zajednica nuk do të ishte pa Hashimin. Ndarja e Kosovës nuk do të ishte temë pa Hashimin. Amnistia për kriminelët nuk do të ishte pa Hashimin. Privatizimi dhe shkatërrimi i ndërmarrjeve nuk do të ishte pa Hashimin. Dhe në fund. Gjykata Speciale nuk do të ekzistonte pa Hashimin”, ka shkruar ai./Periskopi.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: