Dështon edhe seanca e 53’të, Dehari cakton “aksham pazar” në ora 22:00

Dështon edhe seanca e 53’të, Dehari cakton “aksham pazar” në ora 22:00

Ka dështuar për herën e 53`të, tentimi për të themeluar organet e reja të Kuvendit të Kosovës, si kryetarin dhe nënkryetarët, derisa kryesuesi Dehari e ka caktuar seancën e rradhës sonte në ora 22:00, raporton Periskopi.

As në përpjekjen e 53’të, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për afatin 30 ditor, partia që ka dal e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ta zgjedh kryetarin e Kuvedit dhe nënkryetarët.

Në krejt këtë situatë,  Gjykata Kushtetuese ka dal me një njoftim në përgjigjen e PDK dhe LDK, ku ka thënë se pas 27 korrikut deri më 8 gusht, Kuvendi nuk guxon të marrë asnjë veprim e asnjë vendim.

Në të njëjtën kohë, në Gjykatën Kushtetuese ka një kërkesë të presidentes Vjosa Osmani e cila ka dërguar disa pyetje sqaruese se çfarë mund të ndodh ose cilat janë pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, siç ka thënë Gjykata Kushtetuese.

 

 

Për 53 herë sa janë mbledhur deputetët, çdo 48 orë që nga 15 prilli kur ishte seanca e parë, partia që drejtohet nga Albin Kurti nuk ka arritur t`i bëjë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit e ku VV doli e para me 42% apo 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Shpërndaje në: