Mushkolaj: VV po tenton të krijojë përshtypjen se po bën çmos, poshtërsia ka emër!

Mushkolaj: VV po tenton të krijojë përshtypjen se po bën çmos, poshtërsia ka emër!

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj vendimit të kryesuesit për të mbajtur seancën konstituive në orën 22:00.

Mushkolaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë VV ka caktuar këtë orë me qëllimin që të duket se po angazhohen deri në momentin e fundit, raporton Periskopi.

“VV ka caktu seancë për orën 10 të mbramjes veç me e kriju përshtypjen që po bon çmos, deri në momentin e fundit, me e konstituu Kuvendin. Ndërkohë, qe tre muj e gjysë ka bo hajgare me nji popull, tu e imponu Albulena Haxhiun si të vetmin opcion”, ka shkruar ai.

Sipas tij “Poshtërsia ka emër!”.

 

Kurse, sot ka dështuar për herën e 53`të, tentimi për të themeluar organet e reja të Kuvendit të Kosovës, si kryetarin dhe nënkryetarët, derisa kryesuesi Dehari e ka caktuar seancën e rradhës sonte në ora 22:00, raporton Periskopi.

 

Dështon edhe seanca e 53’të, Dehari cakton “aksham pazar” në ora 22:00

Shpërndaje në: