Banorët e fshatit Trudë në Prishtinë në luftë me zjarret
Me zjarret sot janë ballafaquar edhe banorët e fshatit Trudë në afërsi të Prishtinës.
Në pamjet që kanë ardhur shihen banorët e këtij fshati teksa bëjnë përpjekje për të ndalë zjarret që kishin përfshirë arat e tyre, shkruan Express, transmeton Periskopi.
Vatra masive zjarri ka pasur sot pothuajse në secilën Komunë të vendit./Periskopi




