Zemaj: VV-NSIMA ende s’kanë asgjë, kemi dëgjuar që ka presion ndaj disa partive minoritare

Zemaj: VV-NSIMA ende s’kanë asgjë, kemi dëgjuar që ka presion ndaj disa partive minoritare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, para fillimit të seancës konstituive ka thënë se shpresat për të pasur ndonjë ndryshim në seancën e orës 22:00 janë të pakta.

“S’është vonë asnjëherë për të konstituar Kuvendin. Por shpresat janë të vogla”, ka thënë ai, raporton Periskopi.

Deputeti i LDK-së para gazetarëve ka thënë se s’kanë dëgjuar që ka ndonjë marrëveshje mes VV-së e NISMA-s, por shton se kanë dëgjuar që ka presion ndaj disa partive minoritar.

“S’ka diçka në mes të NISMAs dhe VV-së, por kemi dëgjuar që ka një presion ndaj partive minoritare”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: