Pagesat direkte për bujqësi, Supremja ia qet në “kungull të kresë” disa nene Faton Pecit

Pagesat direkte për bujqësi, Supremja ia qet në “kungull të kresë” disa nene  Faton Pecit

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme dhe i ka shfuqizuar disa nene të udhëzimit administrativ të Ministrisë së Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, sa i përket pagesave direkte për buqjësi për vitin 2025, raporton Periskopi.

Njoftimi është bërë nga Gjykata Supreme e Kosovës përmes një komunikate për media.

Ankesa për këto nene të udhëzimet administrativ në këtë gjykatë, është bërë nga një kompani private e Kosovës

Njoftimi i plotë:

Shpallen të paligjshme dhe shfuqizohen nenet e caktuara të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike në konfliktin administrativ sipas padisë së paditëses: “Stonecastle Vineyards & ëinery” Sh.p.k, të cilën e përfaqësojnë sipas autorizimit Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, më avokatët Florin Lata dhe Urim Vokshi, më seli në Prishtinë, kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me seli në Prishtinë, të cilën e përfaqëson Nadir Shyqeriu, avokat nga Avokatura Shtetërore nga Ministria e Drejtësisë, me bazë juridike: shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Udhëzimin Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025, në shqyrtimin gjyqësor publik, të mbajtur në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 14.07.2025, ka aprovuar të themeltë kërkesëpadinë e paditëses: “Stonecastle Vineyards & ëinery” të paraqitur kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me seli në Prishtinë.

Përmes aktgjykimit P.A.nr.08/2025 janë shpallur të paligjshëm dhe janë shfuqizuar neni 21 paragrafi 2 nën paragrafët 2.1 dhe 2.2, të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025.

Vendimi:

Shpërndaje në: