Për kërkimin e të riut në Ujman iu bashkohet edhe FSK-ja (Pamje)

Për kërkimin e të riut në Ujman iu bashkohet edhe FSK-ja (Pamje)

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar sot në Zubin Potok për t’iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit për mërgimtarin 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit. 

Klan Kosova ka siguruar pamje ekskluzive nga terreni, ku ekipet e FSK-së kanë zbarkuar në veri në ndihmë ndaj njësiteve të Policisë së Kosovës dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë.  

Ky është dita e tretë e kërkimeve, ndërsa prania e FSK-së në zonë vjen pas lejes së dhënë nga KFOR-i për ndërhyrje në këtë pjesë të veriut të vendit./Periskopi/

Shpërndaje në: