Shqipëri: 31 vjeçari arrestohet pasi i kapën drogë e para
Një 31-vjeçar, është arrestuar nga Policia e Beratit nën dyshimet për shitjen në doza, të lëndës narkotike Cannabis Sativa në Kuçovë.
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në një njoftim se çka ka gjetur në automjetin dhe shtëpinë e të dyshuarit, transmeton Periskopi.
“Gjenden në automjetin dhe në banesën e tij: sasi (në trajtë boçeje) dhe doza Cannabisi, 5 peshore elektronike, 175 000 lekë, 1060 euro dhe shuma në valuta të tjera të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
“Si rezultat i një hetimi disajavor të ndjekur nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, operacioni “Qyteti”.
“Nga hetimet rezultoi se ky shtetas siguronte sasi Cannabis dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të Kuçovës”, njofton Policia e Shtetit, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.



