Zjarr i madh në afërsi të “Rrethit të Ismetit”
Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë të izolimit në hyrje të Prishtinës, konkretisht në afërsi të “Rrethit të Ismetit”.
Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe zjarrfikësit të cilët po intervenojnë në rast.
Deri më tani nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar, njofton Periskopi.
Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar në media.



