Provat nga Serbia në Speciale, Selimi: Kjo është tepër ofenduese, skandaloze

Provat nga Serbia në Speciale, Selimi: Kjo është tepër ofenduese, skandaloze

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, e quajti “fyese” dhe “të tmerrshme” raportimet se në mesin e provave që Prokuroria Speciale i dërgoi në Hagë, ka edhe dokumente nga institucionet e Beogradit zyrtar.

Nëpërmjet një reagimi në platformën “X”, Selimi dënoi ashpër veprimin duke argumentuar se “Serbia NUK është burim i besueshëm për asnjë “provë”.”

“Dhomat e Specializuara sapo kanë aprovuar “prova” të reja të dorëzuara nga shërbimi sekret serb dhe policia serbe në gjyqin kundër themeluesve të UÇK-së. Kjo është jashtëzakonisht fyese dhe e tmerrshme. Serbia NUK është burim i besueshëm për asnjë “provë”.” – shkroi ai./Periskopi/

Shpërndaje në: