Abdixhiku shpall kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar të Gjilanit: Ai nuk është prodhim zyre – është i yni, është i juaji, është i Gjilanit

Abdixhiku shpall kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar të Gjilanit: Ai nuk është prodhim zyre – është i yni, është i juaji, është i Gjilanit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, shkruan Periskopi.

Në një tubim të mbajtur të martën mbrëma në lagjen Dardania të Gjilanit, përballë një numri të madh qytetarësh, Abdixhiku prezantoi Arbërin si njeriun që përfaqëson me dinjitet dhe përkushtim qytetin e tij.

“Sonte, në Gjilan, në lagjen Dardania, mes shumë qytetarëve me interes plot, prezantuam kandidatin tonë për zgjedhjet lokale, Arbër Ismajlin,” shkroi Abdixhiku në një status në Facebook.

Duke e përshkruar si një njeri të lidhur ngushtë me jetën dhe realitetin e qytetarëve të Gjilanit, Abdixhiku tha se Arbër Ismajli “nuk është prodhim zyre. Nuk është emër i importuar nga rrjetet sociale. Është i yni. Është i juaji. Është i Gjilanit.”

Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve të Gjilanit që më 12 tetor të votojnë për ndryshim, duke zgjedhur punën para fjalës, zgjuarsinë para propagandës dhe thjeshtësinë para mendjemadhësisë.

Shpërndaje në: