Latifi: Këta që sot e përdhosin shtatoren e Skënderbeut, nesër do ta përdhosin edhe atë të Adem Jasharit

Latifi: Këta që sot e përdhosin shtatoren e Skënderbeut, nesër do ta përdhosin edhe atë të Adem Jasharit

Analisti Blerim Latifi ka reaguar ashpër ndaj aktit vandal në Prizren, ku shtatorja e heroit kombëtar,  Gjergj Kastriot Skënderbeut u ly me ngjyrë, shkruan Periskopi.

Në një postim në rrjetet sociale ai paralajmëroi për mundësinë që edhe figura të tjera kryesore të trashëgimisë kombëtare të jenë në rrezik.

“Këta që sot e përdhosin shtatoren e Skënderbeut, nesër do ta përdhosin edhe atë të Adem Jasharit. Të jeni të sigurt për këtë. Sepse janë të një fare dhe ushqehen nga i njëjti burim antishqiptar. Sepse Adem Jashari, fund e krye, është brenda konceptit të Skënderbeut për luftën kundër shtypjes dhe tiranisë.”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Postimi i plotë:

Skandaloze: Lyhet me ngjyrë statuja e Skënderbeut në Prizren

Shpërndaje në: