Pas Rozeta Hajdarit edhe Irfan Lipovica mbërrin në Prokurorinë Speciale

Pas Rozeta Hajdarit edhe Irfan Lipovica mbërrin në Prokurorinë Speciale

Pas ministres në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë Irfan Lipovica mbërrin në Prokurorinë Speciale, shkruan Periskopi.

Intervistimi i tyre vjen pas dallavereve me rezervat shtetërore.

Derisa sot PSRK e ka konfirmuar se ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është ftuar për t’u deklaruar në cilësinë e të pandehurës në hetimet për aferën e rezervave shtetërore.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë, Arbnora Luta.

“Znj. Rozeta Hajdari është ftuar për t’u deklaruar në cilësinë e të pandehurës, në kuadër të hetimeve për rastin ‘Rezervat shtetërore’. Thirrja është bërë me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit.”, tha ajo.

 

E konfirmon Prokuroria Speciale: Rozeta Hajdari ftuar si e pandehur në hetimet për rezervat shtetërore

Shpërndaje në: