Tregu i lirë, Lidhja e Bizneseve kërkon pezullim të menjëhershëm të vendimit të ZRRE`së

Tregu i lirë, Lidhja e Bizneseve kërkon pezullim të menjëhershëm të vendimit të ZRRE`së

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka ngritur alarmin për siç thotë rrezikun serioz që i kanoset ekonomisë së vendit pas veprimeve të ZRrE-së dhe Qeverisë në detyrë rreth çështjes së liberalizimit të tregut të energjisë.

Përmes një reagimi, LBK thekson se këto vendime shkelin ligjin dhe Kushtetutën si dhe dëmtojnë sektorin prodhues.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ngre alarmin për rrezikun serioz që i kanoset ekonomisë së vendit nga veprimet e ZRrE-së dhe Qeverisë në detyrë, të cilat po imponojnë kalimin e detyruar në tregun e lirë të energjisë pa transparencë, pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me vendimet e gjykatave”.

Këto vendime:

Shkelin ligjin dhe Kushtetutën

Dëmtojnë sektorin prodhues

Rritin rrezikun

Falimentimeve masive dhe humbjes së vendeve të punës

Kërcënojnë stabilitetin financiar të Kosovës.

LBK ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit për daljen e detyruar në tregun e lirë të energjisë.

Veprim të ligjshëm dhe të përgjegjshëm nga ana e institucioneve, dialog serioz me sektorin privat për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Ekonomia është baza e shtetit – dhe pa ekonomi funksionale, nuk ka as shtet funksional”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Bizneseve. /Periskopi/.

Shpërndaje në: