Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë

Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Policia bën me dije se J.A. është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital. Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb teksa ishte duke udhëtuar me makinë.

“Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia, raporton tvklan.al, transmeton Periskopi.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./Periskopi/

Shpërndaje në: