Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja: Radomir Llaban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja: Radomir Llaban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën për seancën konstituive nga Gjykata Kushtetuese pasi ka thënë se gjyqtari që u caktua për këtë çështje është një serb që në vitet e mëhershme sipas raporteve të institucioneve, është konsideruar si person që paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës, raporton Periskopi.

“Kam tërhequr kërkesën të paraqitur me 22 korrik në Gjykatë. E kam bërë si reagim të menjëhershëm të informatës së konfirmuar se gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të cilit në vitit 2018, 2021 dhe 2024 inst tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare. Sipas këtyre informata 2021, 2024 ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare për Kosovën, dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetutes”.

“Rasti të cilin e kam adresuar në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me mbrojtjen e rendit kushtetutes dhe trajtojn çështje të rëndësishme, si funksionimi demokratik i institucioneve, parimi i ndarjes së pushteteve dhe formimi i instuticoneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”.

“Gjyqtari raportues ka rol kyç në vlerësimin e pranueshmërisë, meritave të kërkesës së kërkesës për masë së përkohshme, me fjalë të tjera gjyqtari raportues e krason rrugën e një rasti, rrugë kjo që ndiqet pastaj nga Gjykata”.

“Kërkesa jonë ka të bëjë me çështje thelbësore për rendin kushteutes, dhe është shqetësuese se si një gjyqtar për të cilin institucionet tona të sigurisë zyrtarisht kanë dorëzuar info se rrezikon shtetin tonë, i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetutes”.

“Caktimi i Laban është jo vetëm shqetësues por edhe i rrezikshëm. Kjo cënon besueshmërinë e Gjykatës për rastin konkret”./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dëmtuara

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në Lezhë të Shqipërisë, saktësisht në…

Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto 13 fakte tregojnë të kundërtën

Shumë njerëz ende besojnë se një mace e zezë që ju pret rrugën sjell ters.…

Gratë nuk janë krijuar për të lindur shtrirë në shpinë: Çfarë thotë shkenca

Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më të…

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se po shmangin një dasmë të madhe showbiz-i në…

“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh Fisnik Asllanin si pasues të Robert Lewandowskit

Barcelona është duke vazhduar ta ndjekë sulmuesin Fisnik Asllani, si një nga prioritet për në…

Drita e fiton Kupën e Kosovës në volejboll

Drita e Gjilanit ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll, pasi triumfoi në një finale…

Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dronë iranianë

Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Forcat Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar…

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, këto dy ditë pritet shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet me kushte…