U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana
Pas 5 ditësh pa informacion për të afërmin e tyre, duket se ngjarja misterioze e humbjes së një 27-vjeçari nga Tirana nga një hotel në Dhërmi ka marrë një kthesë pozitive.
Pesë ditë pasi denoncoi humbjen e të vëllait të tij 27-vjeçar nga hoteli ku po qëndronin në Dhërmi, ka qenë përsëri 24-vjeçari K.Z., i cili është paraqitur në polici duke thënë se tashmë vëllai i humbur, 27-vjeçari A.Z., është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shkruan Euronewsal,transmeton Periskopi./Periskopi/



