Kreu i Kuvendit komunal në Gjilan: Dekoratat e komunës sonë s’kanë vend në prani të fotografisë së diktatorit Enver Hoxhës

Kreu i Kuvendit komunal në Gjilan: Dekoratat e komunës sonë s’kanë vend në prani të fotografisë së diktatorit Enver Hoxhës

Kryetari i Kuvendit Komunal në Gjilan, Kushtrim Kadriu, ka reaguar pasi kryetari Alban Hyseni ka dekoruar Pajazit Zymerin me mirënjohje “Nderi i Qytetit”, gjatë një vizite në shtëpinë e tij.

Kadriu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar ashpër tendencën e kryetarit Alban Hysenit për ta përdorur këtë çmim për qëllime politike, pa njoftuar as Kuvendin, i cili është organi përgjegjës për organizimin e ceremonisë.

“Vendimi për ndarjen e çmimit “Nderi i Qytetit” për z.Pajazit Zymberi është nxjerrë nga Kuvendi Komunal dhe është vendim i Asamblesë Komunale, i votuar nga të gjitha subjektet politike. Tendenca e Alban Hysenit për ta përdorur politikisht, pa njoftuar as Kuvendin si organin që duhet ta organizojë ceremoninë, është e papranueshme.
Unë do t’i analizoj të gjitha veprimet, ndërsa të zgjedhurve të popullit që votuan këtë vendim do t’u komunikohet me korrektësi për veprimet e papërgjegjshme dhe ne do të veprojmë në përputhje me Statutin e Komunës dhe rregulloret në fuqi”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

 

Kryetari i Gjilanit dekoron një patriot që adhuron Enver Hoxhën, por i pren fotografitë në Facebook

Shpërndaje në: