Tahiri: Bizneset po blejnë energji 280% më shtrenjtë nga mafia energjetike e lidhur me pushtetin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri , ka thënë se Gjykata Komerciale ka detyruar mbi 130 biznese, që punësojnë mbi 140 mijë qytetarë, të dalin në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë elektrike, sipas tij “duke i dhënë të drejtë një vendimi kriminal të ZRRE-së”.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka pyetur se kush po e shet energjinë elektrike në këtë treg të lirë në Kosovë?
“Kompania e shefit të stafit të Kryeministrit, MDA Energy. Bizneset tani detyrohen ta blejnë energjinë nga kjo kompani me 280% më shtrenjtë. Ky është një akt i pastër i kapjes së tregut nga një mafie energjetike, e cila ka bazën e saj në Serbi dhe në Republika Srpska”.
“Mos të harrojmë: rol kyç në këtë zinxhir kriminal ka edhe Dejona Mihali, e cila udhëheq strukturat kriminale brenda Vetëvendosjes dhe në Kosovë. A ju kujtohet kapela e zeze mes Dejones e Nagipit? A ju kujtohet udhëzimet e kësaj zonje kriminale se kur me ble e kur me shit energji elektrike Kosova?” , ka shkruar ai./Periskopi
Postimi i plotë:



