Zelensky: Ukraina pret rritje të sulmeve ruse
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se pret që Rusia të “rrisë presionin dhe të sulmojë” Ukrainën në ditët në vijim për të “krijuar rrethana më të favorshme për bisedime me aktorët globalë”.
Në një postim në mediat sociale, Zelensky thotë se Ukraina po dokumenton lëvizjen e trupave ruse dhe do të “kundërpërgjigjet, nëse është e nevojshme”, raporton BBC, transmton Periskopi.
“Ukrainës i duhen pozicione të forta dhe rezistencë vërtet të prekshme ndaj armikut”, shton Zelensky.Periskopi/



