Shkyçja e bizneseve, Lushaku: Mafia e energjisë po e vret ekonominë e Kosovës

Shkyçja e bizneseve, Lushaku: Mafia e energjisë po e vret ekonominë e Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik.

Lushaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ekonominë e Kosovës po e vret ‘’mafia e energjisë’’, raporton Periskopi.

“Kosova është shndërruar në shtet, ku qytetari paguan më shumë, jeton më keq dhe rrezikon të mbetet pa punë.Vendi ku biznesi nuk guxon të ëndërrojë sukses, sepse pushteti e ngulfatë.Shteti ku mafia energjetike i detyron prodhuesit të blejnë energjinë nga firmat e qeveritarëve. Vetëm sot, mbi 1 400 biznese janë shkyçur nga rrjeti. Kjo do të thotë mijëra familje pa paga, pa siguri dhe me çmime gjithnjë e më të larta”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, “Kjo është politika e Albin Kurtit!; politika e urrejtjes ndaj sektorit privat dhe e varfërimit të popullit”.

“Kurti në opozitë ‘për prodhime vendore’, Kurti në pushtet ‘për mbytjen e tyre’!”, ka shkruar Lushaku./Periskopi/

 

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: