Aksident mes motoçikletës dhe veturës, lëndohet një person në Prishtinë
Një motoçiklist ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku me një veturë që ndodhi në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut./Periskopi/



