Haradinaj takon ambasadorin turk, falënderon për mbështetjen

Haradinaj takon ambasadorin turk, falënderon për mbështetjen

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunc Angili, raporton Periskopi.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj thotë se ka falënderuar shtetin turk për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës.

 

Postimi i plotë:

Me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, diskutuam për zhvillimet politike në vend, thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në siguri dhe ekonomi.

Gjatë takimit, vlerësova rolin e shtetit turk në garantimin e sigurisë në vend përmes kontigjentit të saj në KFOR dhe se si shtet mik ka qenë gjithmonë krah Kosovës dhe vazhdon të mbështesë vendin edhe sot.

Shpërndaje në: