Aksident në rrugën Gjakovë – Prizren, një i lënduar, Policia jep detaje
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur në rrugën Gjakovë- Prizren më saktësisht në fshatin Xërxë.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.
Ai ka treguar se një person është dërguar për trajtim mjekësor
“Rreth orës 15:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Xerxë (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete.Përveç dëmeve materiale një person është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai.
Elezaj ka treguar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin./Periskopi



