Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:30, ndërsa janë të përfshira dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha ai./Periskopi

Shpërndaje në: