Vritet një person në Divjakë

Vritet një person në Divjakë

Një vrasje me thikë ka ndodhur në Kryekuq të Divjakës.

Sipas Top Channel, viktima është Qemal Kumria rreth 30-vjeçar, transmeton Periskopi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së djeshme. Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë.

Viktima punonte si i punësuar sezonal në Himarë.

Autori ende është në arrati, ndërsa policia po punon për gjetjen e tij./Periskopi

Shpërndaje në: