Vetura godet një person në rrugën Pejë-Prishtinë
Një person është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Vragoli).
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Sot në orën 07:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore janë marrë me trajtimin e rastit”, ka thënë Krasniqi./Periskopi/



