Ky është togeri Fitim Kahrimani që diplomoi për Artileri në SHBA

Ky është togeri Fitim Kahrimani që diplomoi për Artileri në SHBA

Toger Fitim Kahrimani, ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerë të Artilerisë Fushore në Qendrën e Ekselencës për Zjarrin (Fires Center of Excellence) në Fort Sill, Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, qëllimi i trajnimit është përgatitja e oficerëve për të vepruar në fushëbetejë, për të qenë të gatshëm për të marrë vendime dhe operuar në kushte lufte, përcjell Periskopi.

“Toger Kahrimani është vlerësuar me çmimin “Distinguished Honor Graduate” mirënjohje që u jepet studentëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale”.

Shpërndaje në: