Trump: Brenda dy javëve do të dihet nëse do të ketë paqe në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me konfliktin në Ukrainë.
Ai theksoi se brenda dy javëve do të jetë e qartë nëse do të arrihet paqe në këtë rajon të trazuar.
“Brenda dy javëve do të dimë nëse do të ketë paqe në Ukrainë. Më pas ndoshta do të duhet të ndjekim një qasje tjetër”, tha Trump.
Ai ka lënë të kuptohet se në rast se situata nuk përmirësohet, do të jetë e nevojshme të ndryshohet strategjia për të adresuar më mirë zhvillimet në terren.
Trump:
“We’ll know within two weeks whether there will be peace in Ukraine. After that we’ll have to maybe take a different tact” pic.twitter.com/58xPzAH8Hx
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 21, 2025
Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet dhe përpjekjet diplomatike për një zgjidhje të konfliktit janë në kulmin e tyre, duke mbajtur vëmendjen e botës të fokusuar te e ardhmja e Ukrainës, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Ndryshe, Trump është takuar gjatë premtes së kaluar me presidentin rus, Vladimir Putin për të gjetur një zgjidhje për përfundimin e luftës në shtetin ukrainas./Periskopi.



