Numrat s`i kanë- Gërvalla fajëson ish opozitën pas dështimit të Muratit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Dnika Gëralla, pas dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka thënë se përsëri edhe një kandidatë edhe një dështim në konstituimin e institucioneve të Kosovës.
Gërvalla ka fajësuar opozitën për mos formimin e institucioneve, raporton Periskopi
“Bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm bllokimi lidhet me mos gatishmërinë e opozitës për të shkruar në një fazë të konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë”.
“Frika e opozitës nga qeveria Kurti 3 është shfaqur hapur gjatë shumë muajve të fundit dhe nuk ka më asnjë arsyetim i cili mund t’i bind qytetarët që qenka çështja për emra të përveçëm. Jo vetëm në futboll, por edhe në sfera të tjera nuk e përcakton kundërshtari se kë të propozojmë, ne propozojmë kandidatin që mendojmë që drejton më së miri këtë institucion. Nuk jemi në katalog ku opozita zgjedh ‘ky më pëlqen, ky jo”, tha ajo./Periskopi



