Tahiri: Si mund të votohet Hekurani kur la tri kategoritë e luftës pa pagë minimale

Tahiri: Si mund të votohet Hekurani kur la tri kategoritë e luftës pa pagë minimale

Shefi i GP të PDK`së Abelard Tahiri ka reaguar pasi që kandidati i VV`së për kryetar të Kuvendit Hekuran Murati dështoi të marrë votat e mjaftueshme për këtë pozitë, raporton Periskopi.

Sipas tij, ka qenë pikërisht Hekuran Murati i cili la jashtë pagës minimale veteranët e UÇK, familjet e dëshmorëvë dhe invalidtët e lutfës.

Reagimi i plotë:

Hekuran Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:
• Veteranët e UÇK-së
• Familjet e Dëshmorëve
• Invalidët e UÇK-së
Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën.
Si mund të votohet një i tillë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës?

Shpërndaje në: