Lushaku, Hajrullah Çekut: Qe faktet se si u rritën e u zhvilluan tri ndërrmarrje në kohën e Ramës

Lushaku, Hajrullah Çekut: Qe faktet se si u rritën e u zhvilluan tri ndërrmarrje në kohën e Ramës

Deputetja e LDK`së Jehona Lushaku, njëherit ish drejtore e Arsimit në Komunën e Prishtinës i ka reagur Hajrullah Çeku i cili mbrëmë në Pressing në t7 tha se disa ndërmarrje nuk u zhvilluan në qeverisjes e Përparim Ramës, raporton Periskopi.

Ajo i ka përmendur me fakte tri nga to se si janë rritur e zhvilluar.

“Termokos ka rritur të hyrat për +55% nga 9.6M € në 14.9M €!. Ku’Zina Qendrore e Prishtinës që kishte 658,000 € në vitin 2022, i ka rritur në 1.8M € në 2024, Prishtina Parking i ka rritur të hyrat nga 2.6 milion € në vitin 2022 në 3.4 milion € në vitin 2024”, ka shkruar ajo.

Reagimi i saj i plotë;
Kur një kandidat për Prishtinën i VV-së thotë, që qeverisja komunale e LDK-së nuk i ka zhvillu ndërmarrjet publike, mua më vijnë në mendje këto shifra për tri ndërmarrje, si ilustrim:
1. Termokos ka rritur të hyrat për +55% nga 9.6M € në 14.9M €!
2. Ku’Zina Qendrore e Prishtinës që kishte 658,000 € në vitin 2022, i ka rritur në 1.8M € në 2024.
3. Prishtina Parking i ka rritur të hyrat nga 2.6 milion € në vitin 2022 në 3.4 milion € në vitin 2024.
Prishtina bëhet nga ata që punojnë njëmend pa demagogji e propagandë, por me punë e dashni.

Shpërndaje në: