Theren me thikë dy persona në Prishtinë
Dy persona janë therur me thikë të shtunën në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë ata janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Siç raportohet sulmi ka ndodhur nga një i panjohur, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“Raportohet se dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi që janë therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë dhe është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.
Policia rastin po e heton si vrasje në tentativë./Periskopi/



