Kurti e kap momentin, shkruan për hapjen e urës së vogël në Mitrovicë

Kurti e kap momentin, shkruan për hapjen e urës së vogël në Mitrovicë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Kosovës për hapjen e urës në veri të Mitrovicës, raporton Periskopi.

Ani pse nuk u hap ajo që e pat premtuar, ai shprehet i lumtur me përfundimin e kësaj ure që sipas tij është e 36-ta në Kosovës.

“Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim.

Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në: